MPJ del sërish me qëndrim të njëjtë për Rusinë dhe Serbinë, por tash shkruan anglisht në nivel të duhur

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka përsëritur qëndrimin ndaj zhvillimeve në Bjellorusi, por që kësaj radhe ka përmirësuar dukshëm nivelin e gjuhës angleze.

Pas postimin skandaloz që patën gjatë ditës, MPJ mori shumë kritika dhe fshiu postimin në Twitter.

“Është një pikëpamje e zakonshme në Evropë që Rusia nën Presidentin Putin bëhet më agresive në politikën e jashtme dhe se ai padyshim mbështetet në një Perëndim të dobët. Është gjithashtu një analizë e zakonshme në Perëndim se pa pëlqimin e Putinit nuk do të kishte pasur asnjë sulm të Bjellorusisë ndaj një avioni civil”, shkruan tani në postimin e ri.

MPJ po ashtu kritikon edhe armatimin e Serbisë dhe thotë se retorika e presidentit të shtetit fqinj është armiqësore.

“Ekzistojnë shqetësime në rritje edhe për një Serbi më agresive. Serbia mori 30 tanke shtesë dhe 30 transportues ushtarakë nga Rusia. Retorika e Presidentit Vuçiq është armiqësore. NATO, SHBA dhe BE duhet të marrin masa për të mbrojtur dhe mbrojtur aleatët e saj. Kosova është e gatshme të punojë me Shtetet të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian”, thuhet tutje.