Pasi u bë horë ​me postimin në gjuhën angleze, MPJ i bie pishman dhe e heqë atë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar për rrëmbimin e aeroplanit në Bjellorusi dhe arrestimin e një gazetari disident.

Mirëpo, ajo që vërehet në postimin e MPJD-së në rrjetin social “Twitter” janë gabimet logjike në gjuhen angleze.

Rënditja e gabuar e fjalive, ka ngritur dyshime te përdoruesit e kësaj platforme se ministria ka përdorur shërbimin e Google për përkthim “google translate” për shkrimin e këtij statusi, shkruan Ballkani.info.

“Politika e jashtme me Google translate”, ka shkruar analisti i njohur, Imer Mushkolaj, duke e postuar edhe ‘twittin’ e MPJD-së.

Edhe gazetari i njohur Enver Robelli ka reaguar për postimin në fjalë. Ai e ka cilësuar si joprofesional postimin e MPJ-së.

Por, pas shumë kritikave, MPJD para pak çastesh e ka larguar këtë postim nga Tëitteri.

Ja si e kishte shkruar MPJD Twittin që u kritikua shumë:

“Putini po bëhet më agresiv, duke shfrytëzuar dobësimin e Perëndimit. Pa miratimin e Putinit asnjë sulm i Bjellorusisë ndaj avionit, asnjë kërcënim i ri nga Vuçiq me mbi 30 tanke, 30 mil. transportues nga Rusia. NATO, SHBA, BE duhet të marrin masa për të mbrojtur dhe mbrojnë aleatët. Kosova është gati”, thuhej në postimin e MPJ-së në gjuhën angleze. /Ballkani.info/