MPB: Për shkaqe të sigurisë mediat nuk mund të marrin pamje në kampin ku po qëndrojnë afganët

111 afganë kanë mbërritur të dielën mbrëma në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Të njëjtit do të vendosen në kampin e Bechtel Enkas i cili ndodhet përballë Bondsteelit në Ferizaj. Por, sot Ministria e Punëve të Brendshme, i njofton të gjitha mediat vendore dhe ndërkombëtare se për shkaqe të sigurisë dhe ruajtjes së privatësisë së refugjatëve nga Afganistani të vendosur në Kosovë, për një kohë të caktuar nuk do të kenë qasje në kamp për të marrë pamje.

“Kjo masë do të jetë deri në një vendim tjetër. Shpresojmë në mirëkuptim dhe ju falënderojmë për interesimin tuaj. MPB do të jetë e hapur për secilin rast, për të gjitha çështjet që janë në interes të publikut”, thuhet në njoftimin e MPB-së.