Mozzik tallet me Kurtin për darkën me Vuçiqin: Suxhuk t’bosnjes kishin hongër

Reperi kosovar, Mozzik ka ironizuar për darken që po mbahet në mes kryeministri Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Berlin.

Mozzik ka komentuar në statusin e gazetarit Valon Syla.

“Suxhuk t’bosnjes kishin honger plluuSs”, ishte komenti i reperit Mozzik.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur sot në një darkë “joformale” në Berlin të Gjermanisë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ky takim u bë qendra e vëmendjes menjëherë pas publikimit të fotografive të para.