Moyes refuzoi ta transferojë Maguiren për shkak të prapanicës së madhe

David Moyes pretendon se Harry Maguire e kishte pasur prapanicën shumë të madhe, pasi që e kishte shikuar atë në një ndeshje gjatë kohës sa ishte trajner i Manchester Unitedit. Mirëpo, ai insiston se vendosi të mos e transferojë atë pasi që edhe kishte shumë qendërmbrojtës në klub.

Pas transferimit për 80 milionë funte nga Leicester City në Manchester United këtë verë, që e bëri Harry Maguiren mbrojtësin më të shtrenjtë në histori të futbollit, mediat angleze kanë sugjeruar se “Djajtë e Kuq” e patën mundësinë ta transferojë anglezin edhe para disa viteve.

Për Moyes thuhet se e kishte refuzuar mundësinë e transferimit të Maguire për vetëm katër milionë funte, kur ia dha detyra si pasardhës i Sir Alex Fergusonit në pozitën e trajnerit në “Old Trafford”.

Skocezi e pranoi se është i vetëdijshëm për potencialin e ish futbollistit të Sheffield Unitedit, megjithatë insiston se ai nuk kishte besuar se Manchester Unitedi kishte nevojë ta transferojë atë në atë kohë.

“Isha i vetëdijshëm për lojtarët në ligat e nivelit më të ulët dhe kisha bërë karrierë duke i sjellë ata në Everton – qoftë dikush si Tim Cahill apo ndonjë tjetër që e sollën gjatë viteve”, ka thënë Moyes.

“Harry Maguire ishte një tjetër që unë e njihja. Ai luajti kundër Preston North End dhe unë e shikova atë ndeshje dhe mendova se ai luajti mirë, por e kishte prapanicën shumë të madhe. Unë mendova më vete: “O Zot, sa i shëndoshë do të bëhet Harry”, pasi që ai ishte ende shumë i ri në atë kohë”.

“Që të jem i sinqertë, ai duhet në formë të mrekullueshme dhe nuk ka ndryshuar fare. Kur unë shkova në Manchester United, ne e kishim Nemanja Vidic, Rio Ferdinand, Jonny Evans, Michael Keane, Phil Jones e Chris Smalling. Kështu që ne nuk patëm nevojë ta blejmë edhe një tjetër qendërmbrojtës të ri”.

Maguire e bëri debutimin e tij për Manchester Unitedin në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Premierligës, kundër Chelseat. Paraqitja e tij e mirë u ndihmoi “Djajve të Kuq” të fitojnë me rezultat 4-0 në këtë ndeshje.