Ish trajneri i Manchester Unitedit, David Moyes, beson se klubi ka mbetur jashtë garave për tituj për shkak të strategjisë së errët të transferimeve.

“Djajtë e Kuq” i kanë fituar vetëm tre trofe – Ligën e Evropës, FA Cup dhe Kupën e Ligës – që prej pensionimit të Sir Alex Ferguson në vitin 2013.

Me gjithë shpenzimet e majme, Unitedi ka përfunduar jashtë dy vendeve të para në Premierligë pesë herë në gjashtë sezonet e fundit.

Moyes beson se qasja e paqartë e klubit në tregun e transferimeve e ka penguar zhvillimin e tij, sepse kanë blerë lojtarë bazuar në potencialin e tyre për marketing dhe jo bazuar në aftësitë e tyre për të luajtur.

“Për një kohë do të jetë e vështirë të kuptohet se në çfarë drejtimi është duke shkuar Unitedi”, tha Moyes, i cili i ka kaluar 10 muaj në Old Trafford.

“Se a kanë blerë ata lojtar për marketing, gjë për të cilën janë të mirë, apo për të luajtur futboll, nuk jam i sigurt”, shtoi ai.