Mesfushori i Tottenhamit, Moussa Dembele rrezikon të mbetet jashtë fushave deri në fillim të vitit të ardhshëm pas lëndimit të ligamenteve.

Dembele e pësoi lëndimin në ndeshjen e fundjavës së kaluar ndaj Wolwes, teksa i zhvilloi vetëm 7 minuta në atë takim.

Futbollisti belg e humbi ndeshjen e mesjavës në Champions League kundër PSV-së, ndërsa do t’i humb edhe dy ndeshjet tjera të grupit B me Interin dhe Barcelonën.

31 vjeçari gjithashtu do të mungojë edhe në ndeshjet derbi kundër Arsenalit në Premier League e EFL Cup, dhe ndaj Chelseat.

Megjithatë ka pasur edhe lajme pozitive për trajnerin e “Spurs”, Mauricio Pochettino, i cili do të ketë të gatshëm dyshen e mesfushës, Victor Wanyama dhe Eric Dier, që janë riaftësuar nga lëndimet.