Serie A

Mourinhos i plotësohet dëshira, Roma transferon talentin e Juventusit

Trajneri i Romës, Jose Mourinho prej kohësh dëshironte një mbrojtës në këtë merkato dhe drejtuesit e klubit ja kanë realizuar këtë dëshirë.

Roma ia ka dalë të gjejë akordin me Juventusin për të transferuar në Olimpico, të riun Dean Huijsen.

18-vjeçari nga Holanda do të kalojë në Romë falë formulës së huazimit pa të drejtën e blerjes së kartonit dhe do të qëndrojë me verdhekuqtë deri në qershor.

Para se të kryhen të gjitha procedurat e mbrojtësi të niset për në kryeqytet, ai do të firmosë rinovimin e kontratës me Juventusin. Një kontratë që do ta mbajë të lidhur me bardhezinjtë deri në vitin 2028.