Jose Mourinho thotë se ai duhet të fitojë një kuptim të asaj që është në “mendjen ose zemrën” e Christian Eriksen ndërsa ai la danezin jashtë formacionit në ndeshjen e tij të parë si trajner i Tottenhamit.

Eriksen kishte dëshirë të largohej nga klubi verior i Londrës në afatin kalimtar të verës, me Manchester United dhe Real Madrid që po monitoronin situatën e tij.

Ai përfundimisht qëndroi, por e gjeti veten herë pas herë në stol nën Mauricio Pochettinon dhe mbeti aty edhe për atë që ishte ndeshja e parë e Mourinhos në krye kundër West Hamit.

“Unë duhet të kuptoj se çfarë është në mendjen ose zemrën e Christian dhe ne duhet të marrim vendimin e duhur për klubin”, shpjegoi portugezi.

Ndryshe, Spurs arritën fitore të rëndësishme në derbin londinez pasi mposhtën me rezultat të ngushtë 2-3 West Ham.