Kacafytja

Mourinho sqaron incidentin me ndihmëstrajnerin e Chelseat: Erdhi dhe më… (VIDEO)

Jose Mourinho ishte shumë i zhgënjyer nga rezultati 2-2 i ndeshjes së Manchester United ndaj ish-ekipit të tij, Chelseat, në “Stamford Bridge”. Pas golit të barazimit të Bluve në fund të takimit, ai pati edhe një incident me një prej asistentëve të Sarri-t.

“Mendoj se në pjesën e dytë ishim shumë mirë. Kontrolluam ndeshjen dhe nuk lejuam lojtarët e tyre kyçë të futeshin në lojë. Nuk e kisha parë ndonjëherë Jorginhon të luante aq pak, dhe kjo është merita jonë. Shpresoj që çdo arbitër të bëjë të njëjtën gjë si Mike Dean dhe të japë gjashtë minuta shtesë. Nuk e kuptoj pse dha aq shumë. Ekipi luajti shumë mirë, individualisht e rritëm nivelin, sidomos lojtarët e sulmit. Jam shumë i kënaqur me individët, me ekipin dhe me punën që kemi bërë ditët e fundit, përveçse me rezultatin, i cili është një rezultat i tmerrshëm për ne”, theksoi portugezi.

Më tej “Special One” sqaron incidentin në fund të takimit, ku ai iu sul njërit prej ndihmësve të trajnerit të Chelseat.

“Përsa i përket situatës me asistentin e Sarrit, ishte vetë Sarri ai që erdhi i pari për të më thënë se do ta zgjidhte situatën në privatësi. Më pas, asistenti i tij erdhi tek unë dhe më kërkoi falje. Unë i thashë menjëherë se nëse me të vërtetë e mendonte ashtu dhe donte të kërkonte falje, atëherë ishte i falur. Edhe unë kam bërë shumë gabime në karrierën time, kështu që patjetër që do ta pranoja faljen e tij”, pohoi Mourinho.

https://video.syri.net/upload/videos/2018/10/YD46XhOpTQ1MpgG5cdTK_20_1ded740be7eb751697e884cfc5251a21_video_240p_converted.mp4