Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka zbuluar se cila është skuadra më e mirë që e ka menaxhuar deri më tani në karrierën e tij si trajner, dhe ajo është Interi.
Portugezi momentalisht është i pa punë, pasi u shkarkuar nga stoli i Manchester Unitedi në dhjetor të vitit të kaluar, për shkak të rezultateve jo të mira.
Mourinho në një intervistë për “beIN SPORTS” ka zbuluar se skuadra më e mirë që ka menaxhuar është Interi.
“Më duhet të them Inter, sepse kemi fituar gjithçka”, ka thënë Mourinho.
“Interi, një skuadër që ka fituar gjithçka që nga dita e parë, e fituam tripletën, e mposhtëm skuadrën me të mirë në botë 3-1, Barcelonën, pastaj Bayern Munichun në finale me rezultatin 2-0”.
“Fituam ligën në Itali me një numër fantastik të pikëve, fituam Kupën e Italisë”.
“Fituam tre tituj brenda 10 ditëve”.
Mourinho names the best team he's managed.#beINMourinho #beINAFC #AsianCup2019 pic.twitter.com/Xp0ErA2hha
— beIN SPORTS (@beINSPORTS) January 17, 2019
Mourinho në të kaluarën ka qenë trajner i Portos, Chelseat, Real Madridit e së fundmi Manchester Unitedit.
Strategu portugez deri më tani ka fituar 25 tituj si trajner, duke përfshirë dy Liga të Kampionëve, një me Interin e një me Porton.







