Mourinho refuzon idenë se forma e dobët e Unitedit vjen nga marrëdhëniet e tij negative me lojtarët

Jose Mourinho ka hedhur poshtë edhe njëherë tjetër spekulimet që pretendojnë se futbollistët e Manchester Unitedit nuk janë prapa trajnerit të tyre.

Presioni ndaj Mourinhos sa vjen e shtohet me “Djajtë e Kuq” që janë pa fitore në 3 ndeshjet e fundit në Premier League teksa ndodhen në pozitën e 8-të në tabelë.

United takohet sonte me Arsenalin në “Old Trafford”, derisa humbja potenciale do t’i komplikonte pozitat e 20 herë kampionëve të Anglisë që do të mbeteshin 11 pikë prapa vendit të 4-të që do të mbahej përsëri nga Arsenali.

Mourinho mohoi të ketë probleme në marrëdhëniet e tij me futbollistët, duke thënë se këta të fundit kanë obligime që duhet t’i përfundojnë.

“Nëse mendoni se lojtarët luajnë mirë vetëm kur i kanë raportet e mira me trajnerin, ata futbollistë duhet t’i cilësojmë si të pa sinqertë. Futbollistë paguhen shumë mirë pasi bëhen profesionistë, ata duhen të stërviten çdo ditë në maksimumin e tyre, të luajnë secilën ndeshje duke i arritur limitet e tyre, të sillen në natyrë të profesionit që e kanë, t’i respektojnë miliona tifozë gjithandej botës dhe hierarkinë e klubit”, u shpreh Mourinho.

Fitorja e mbrëmshme e Manchester Cityt 1-2 ndaj Watfordit, e ka lënë Unitedin 19 pikë prapa rivalit të qytetit që të njëjtën kohë është edhe lider i Premier Leagues.