Mourinho përjashton rikthimin në Itali

Jose Mourinho ka zbuluar se nuk do ta vazhdojë karrierën në ligën elitare italiane, Serie A, përkundër suksesit fenomenal me Interin vite më parë.

56-vjeçari i fitoi pesë tituj të mëdhenj gjatë qëndrimit dyvjeçar në San Siro, përfshirë tripletën historike më 2010.

Pasi e udhëhoqi Interin drejt fitores 2-0 kundër Bayern Munich në finale të Ligës së Kampionëve në “Santiago Bernabeu” atë vit, portugezi u largua menjëherë në drejtim të Real Madridit.

Përkundër shumë kujtimeve të lumtura në Itali, Mourinho nuk e sheh rikthimin e tij në futboll në atë vend, edhe pse thotë se ka qenë e vështirë të largohej.

“E ardhmja ime? Nuk mendoj se do të jetë në Itali”, tha Mourinho për Tiki Taka.

loading…