Raportohet se Jose Mourinho ka përjashtuar mundësinë që të marrë drejtimin e Juventusit.

Sipas AS ishte Cristiano Ronaldo ai që kishte propozuar portugezin te bordi i Juventusit për ta zëvendësuar Allegrin, megjithatë Mourinho mësohet ta ketë përjashtuar këtë për shkak të kaluarës së tij me Interin.

Ronaldo e Mourinho kishin punuar së bashku te Real Madridi përgjatë tre viteve 2010-2013.