E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë në Premier League te Tottenhami.

Pas zërave të ditëve të fundit për një transferim të mundshëm të Ibrës te Tottenhami për t’u ribashkuar me Mourinhon, ka qenë vetë trajneri i gjelave të Londrës i cili ka mohuar kategorikisht diçka të tillë.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Olympiacos në Champions League, “Special One” ka theksuar ka mohuar lajme që thonë se ai dëshiron të marrë Ibrahimovicin në Londër.

“Me Ibrahimovic kam një raport special, por nuk ka shanse që ai të transferohet këtu. Ne kemi në skuadër Harry Kane, qëndërsulmuesin më të mirë në Angli”, deklaroi Mourinho.