Ish sulmuesi i "Djajve"

Mourinho përjashton mundësinë e rikthimit të Ibrahimovicit te United

Forma e dobët e Romelu Lukakut nuk do ta shtyjë Jose Mourinhon të lejojë rikthimin e Zlatan Ibrahimovicit te Manchester United.

Sulmuesi suedez u bashkua me “Djajtë e Kuq” në vitin 2016 si transferim i lirë nga PSG, teksa shënoi 26 gola atë sezon në të gjitha kompeticionet. Por, Ibrahimovic pësoi një lëndim të rëndë në ligamente drejt fundit të edicionit që e detyroi më pas të largohet në MLS përkatësisht te LA Galaxy.

37 vjeçari po kalon formë të mirë te klubi anglez, ndërsa Lukaku është në krizë për gola. Sidoqoftë Mourinho nuk është i interesuar në një rikthim të Ibrës duke u përgjigjur shkurt me një jo të prerë.

“Unë gjithmonë besoj se ndeshja e rradhës do të jetë e duhura për t’u kthyer te goli për Lukakun. Një ditë ai do të shënojë dhe vetbesimi te ai do të rikthehet”, u shpreh Mourinho.

Trajneri portugez kishte një përgjigje interesante kur u pyet me arsyen e aktivizimit të vazhdueshëm të Lukakut.

“Nuk besoj se Michael Carrick mund të luante si qendër sulmues për t’i dhënë atij pushim. Ose nëse vendosim të luajmë me Rashford në qendër kush do ta zëvendësojë atë në krahë. Për momentin nuk jemi në situata ku mund të mendojmë se kush mund të pushojë, zgjidhja është të luajmë me lojtarët që i kemi”, përfundoi Mourinho.