Forma e dobët

Mourinho nuk është i befasuar me humbjen e Unitedit kundër Valencias

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka thënë se nuk e ka befasuar asgjë në humbjen e mbrëmshme 2-1 nga Valencia.

“Djajtë e Kuq” e kishin siguruar kualifikimin për në fazën me eliminim direkt të Champions Leagues një xhiro më parë, por fitorja ndaj Valencias mund t’i siguronte vendin e parë në grupin H pas humbjes së Juventusit përballë Young Boysit në përballjen tjetër të grupit.

Mourinho i bëri 8 ndryshime nga skuadra që e mposhti Fulhamin 4-1 fundjavën e kalur në Premier League, derisa Pogba dhe Lukaku ishtin startues në “Mestalla” por dështuan të linin shenjat e tyre në këtë takim.

“Nuk kam mësuar asgjë nga kjo ndeshje, asgjë që ndodhi nuk më befasoi. Mendoj se të kualifikohemi nga ky grup është sukses. Para ndeshjes iu thash lojtarëve se nëse fitojmë sonte dhe Juventusi gjithashtu fiton, do të bënim punën tonë, por nëse nuk fitojmë dhe Juventusi e bën të njëjtën gjë, mund ta fajësojmë veten. Përjashto disa skuadrave që janë shumë më të mira se tjerat, nuk besoj se shorti do të ketë shumë dallime. Ka skuadra që e kanë mbyllur grupin në vendin e dytë dhe që ato të vendit të parë nuk do të ishin të lumtura për t’u ballafaquar”, u shpreh Mourinho.

Manchester United ka një tjetër ndeshje të vështirë të dielën, teksa do të udhëtojë në “Anfield” për t’u përballur me liderin e Premier Leagues, Liverpoolin.