Jose Mourinho është prononcuar për ndeshjen Juventus-Atletico Madrid që zhvillohet të martën në mbrëmje në “Allianz Stadium”, në Torino.

Një ndeshje delikate për vendasit, që në Spanjë u mundën me rezultatin 2-0.

Tashmë si analist i Champions League në “Russia Today”, Mourinho ka analizuar edhe këtë ndeshje, ku theksoi se nuk do surprizohet nëse Juventusi përmbys rezultatin e ndeshjes së parë, por ai në fund zgjedh Atleticon si skuadra që do kualifikohet.

“Nuk do surprizohem me një përmbysje të madhe nga ekipi vendas. Nëse Juve arrin të shkojë 2-0, shkon 4-1, nuk do isha i surprizuar”, tha fillimisht portugezi.

“Por sinqerisht nëse ka një ekip që përballon presionin, një ekip që mbron mirë, një ekip që kontrollon lojën në mënyrë defensive, Atletico është një shembull i mirë që mund ta bëjë këtë. Kështu, nëse do kisha për të zgjedhur, unë zgjedh Atletico Madrid. Por nuk do surprizohem nëse Juventusi e përmbys rezultatin”, shtoi më tej Mourinho.

https://twitter.com/RTSportNews/status/1105388368106541056?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed&ref_url=https%3A%2F%2Ftelesport.al%2Fpermbysja-e-juventusit-mourinho-parashikon-rezultatin-e-ndeshjes%3Ffbclid%3DIwAR3ViKZyoJ0LpUgSJTBmWDlnhxQD-yJBfSBQAmkJNU7MM9BjP5ZeAfngvqA