Jose Mourinho është në kërkim të klubit të ri.
Trajneri portugez është i papunë që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur edhe ishte shkarkuar nga Manchester Unitedi.
Tash, “Special One” do ta mirëpriste mundësinë eventuale për ta drejtuar Arsenalin, njofton televizioni “El Chiringuito”.
Mourinho do ta udhëhiqte me kënaqësi klubin anglez, pas eksperiencave në Chelsea e Manchester United.
Trajneri aktual i “Gunners”, Unai Emery është vënë nën presion pas rezultateve jo të favorshme.
Prandaj, Mourinho do të ishte i gatshëm ta zëvendësojë atë, duke e marrë në dorë ekipin e tretë anglez, pas Chelseat e Manchester Unitedit.
Ndër të tjera, Mourinho thuhet se është në opsion edhe të Tottenhamit, për ta zëvendësuar Mauricio Pochettinon, por edhe i Real Madridit, për ta pasuar Zinedine Zidanen.







