Jose Mourinho ka thënë se ende është trajner i ri dhe akoma i uritur për të fituar trofe, disa muaj pasi mbeti pa punë pas shkarkimit nga Manchester Unitedi.
Manchester Unitedi e shkarkoi Mourinhon në dhjetor pas humbjes 3:1 kundër Liverpoolit, por trajneri portugez pritet ta vazhdojë karrierën me një klub të ri nga sezoni i ardhshëm.
Ai tha për BeIN Sports se ende është trajner i ri dhe dëshiron të fitojë trofe.
“Për trajner ende jam i ri. Jam vërtet i ri. Dhe mendoj se, natyrisht, mosha është po ashtu në trurin, zemrën dhe pasionin tuaj”, tha ai.
“Mund të them se nuk dalloj nga koha kur e nisa punën në futboll. Fakti se dua t’i kthehem futbollit është sepse nuk e kam fituar asnjë trofe që 18 muaj”, shtoi ai.
Nuk është e qartë se cilën skuadër do ta drejtojë Mourinho sezonin e ardhshëm, por flitet për një kthim të tij të mundshme të Real Madridi apo Interi.







