Mourinho mbetet Mourinho, hyn në fushë dhe kërkon karton të kuq gjatë miqësores së Romës

Trajneri i Romës, Jose Mourinho hyri në fushë dhe kërkoi që t’i jepej një karton i kuq gjatë ndeshjes miqësore të skuadrës së tij kundër Sunderlandit.

Roma triumfoi 2:0 në ndeshjen miqësore kundër klubit anglez, por strategu portugez mori vëmendjen në një rast, transmeton Demokracia.com.

Mourinho gjatë ndeshjes hyri në fushë për të kërkuar karton të kuq për lojtarin e Sunderland, Luke O’Nien.

O’Nien shkaktoi një ndërhyrje të rëndë ndaj lojtarit të Romës, Roger Ibanez, e cila zemëroi Mourinhon dhe stafin e tij teksa hynin në fushë.

Megjithatë, O’Nien iu dha vetëm një karton i verdhë, por përfundimisht u zëvendësua për të mos marrë një karton të dytë.

Felix Afena Gyan shënoi golin e parë përpara se mesfushori Nicolo Zaniolo të shënonte edhe golin e dytë në minutën e 85-të.