Forma e mirë e francezit

Mourinho lavdëron performancën e Martial

8 ditë pasi që shkëlqeu në përballjen me Chelsean në “Stamford Bridge”, Anthony Martial pati një tjetër paraqitje të mirë dje në fitoren 2-1 ndaj Evertonit, me një gol e një penallti të fituar.

Francezi kishte pritur shumë për mundësinë e të luajturit titullar në formacionin e Mourinhos dhe si duket më në fund ka arritur ta fitojë besimin e portugezit.

“Mendoj se është përballur mirë me procesin e zhvillimit të tij. Pak i mori kohë ta kuptoj se çfarë kërkojmë nga ai. Gjithashtu iu nevojit kohë edhe trurit e trupit të tij për të kupturar mënyrën e lojës që e kërkojmë nga ai. Tani i ka kuptur dhe dëshiron të luajë e të ketë vazhdimësi. Performanca e tij ndaj Evertonit pa gol do të ishte e mirë, dhe kjo është ajo çfarë dua nga Martial. Për shkak se nuk mund të shënosh në secilën ndeshje”, theksoi Mourinho.

55 vjeçari tuje shtoi se nëse kur futbollistët luajnë keq është faji i tij, atëherë sipas ish trajnerit të Chelseat e Interit, edhe kur luajnë mirë është përgjegjësi e tij.

Mourinho zbuloi se nuk e ka ndërmend ta ndërrojë gjuajtësin e penalltive, pavarësisht se Pogba sërish dështoi nga pika e bardhë.

“Unë i pëlqej lojtarët që duan t’i gjuajnë penalltitë. Dhe Pogba është njëri prej tyre, diçka fantastike kjo. Nëse i humb i humb. Ai mund të përmirësohet në ekzekutimin e penalltive sepse portierët presin deri në momentin e fundit për t’u hedhur. Kështu që mendoj se mund të mësojë nga kjo”, tha Mourinho.