Mourinho kërkon nga Martial të qëndrojë te Manchester Unitedi

Vetëm para pak muajve përgatitej shitja e Anthony Martial, por tani Jose Mourinho dëshiron që francezi të zgjat kontratën me klubin nga “Old Trafford”.

Është spekuluar se Martial e ka refuzuar rinovimin e kontratës me “Djajtë e Kuq” kurse gjatë verës së kaluar u tentuar shkëmbimi me anëtarin e Interit, Ivan Perisic.

22 vjeçari e ka bërë për vete edhe Mourinhon me formën në ndeshjen e fundit me trajnerin portugez që ka kërkuar nga Martial të vazhdojë qëndrimin te 20 herë kampionët e Anglisë.

“Unë nuk përfshihem në negociatat e rinovimit, por shpresoj se mund të arrijnë një marrëveshje. Unë dua që ai të qëndroj ashtu siç dëshiron edhe klubi”, tha Mourinho.

Mourinho e cilësoi Martialin si një top talent gjë që sipas portugezit janë të vetdijshëm të gjithë, ndërsa shtoi se ish lojtari i Monacos po i afrohet nivelit të top lojtarit.