“Mourinho ka qenë dhe do të jetë trajneri më i mirë në botë”

Jose Mourinho ka qenë dhe do të jetë trajneri më i mirë në botë dhe gjërat do t’i ndryshojë në Manchester United sipas Maniche.
Trajneri i klubit anglez, gjendet momentalisht në presion pas fillimit jo të mirë të tij në këtë stinor, transmeton Gazeta Express.

Ish-lojtari portugez, i cili luajti nën menaxhimin e Mourinhos te Porto dhe Chelsea, Maniche, tha për Goal: “Mourinho ka qenë dhe do të jetë trajneri më i mirë që kam pasur në karrierën tim. Ai ka qenë dhe do të jetë më i miri trajner në botë”.

“Situata në Manchester nuk është e lehtë, mirëpo nëse ekziston një trajner për të dalë nga vështirësitë, ai trajner është Jose Mourinho”.