Mourinho: Jam shumë krenar që e kam udhëhequr Manchester Unitedin

​Jose Mourinho e ka lëshuar një deklaratë zyrtare sa i përket shkarkimit të tij nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit, duke thënë se është krenar për kohën që e kaloi me këtë klub dhe se disa nga njerëzit në këtë klub do të mbesin përgjithmonë shokë të tij.

Mourinho u shkarkua dje nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit, pas dy sezoneve e gjysmë në këtë pozitë. Ai e humbi ndeshjen kundër Liverpoolit me rezultat 3-1, duke mbetur kështu 19 pikë larg liderëve.

Ish-sulmuesi legjendar i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, tanimë është emëruar si trajner i përkohshëm deri në fund të këtij sezoni. Në maj të këtij viti, norvegjezi do të kthehet te klubi të cilin e drejtonte deri në dje, Molden.

“Kam qenë thellësisht krenar që e kam mbajtur logon e Manchester Unitedit që nga dita e parë që erdha këtu dhe besoj se të gjithë tifozët e Manchester Unitedit e kuptojnë këtë gjë. Si te dy klubet e mia paraprake, kam punuar me disa njerëz të mrekullueshëm dhe besoj se disa nga ta do t’i kem shokë për të gjithë jetën”, shkruhet në deklaratën e Mourinhos.

“E di se ju jeni të gjithë të vetëdijshëm se cilat janë principet e mia si profesionist. Çdo herë që mbyllet një kapitull, unë e shfaqi respektin tim më të thellë dhe nuk bëj asnjë koment për ish-kolegët e mia”.

“Shpresoj se mediat do ta respektojnë qëndrimin time dhe do të më lejojnë ta jetoj një jetë normal deri në momentin kur unë vendosi t’i kthehem futbollit. Urime Krishtlindjet”.