Mourinho insiston ta sjell Godinin te Manchester United

Jose Mourinho vazhdon të jetë në kërkim të një mbrojtësi për të përforcuar repartin e prapavijës te Manchester United.

Tekniku portugez po monitoron paraqitjet e Diego Godin tek Atletico Madridi, madje ka përgatitur një ofertë për spanjollët prej 20 milionë eurosh për të transferuar 32-vjeçarin në “Old Trafford” në muajin janar.

Në rast të një refuzimi nga ana e spanjollëve, ashtu siç bënë edhe në verë, Manchester United do të tentojë të transferojë Gary Cahill nga Chelsea, i cili me Maurizio Sarrin në stol po luan gjithnjë e më pak, ndaj dhe largimi pritet të jetë zgjidhja më e mirë për mbrojtësin.