Mourinho i zhgënjyer që tre lojtarë të tij kanë thyer masat anti-COVID

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka thënë se është i zhgënjyer pasi tre lojtarë të tij kanë thyer masat anti-COVID duke marrë pjesë në një festë gjatë Krishtlindjeve.

Në një fotografi në rrjetet sociale janë parë sulmuesi argjentinas Erik Lamela, mbrojtësi spanjoll Sergio Reguilon dhe mesfushori argjentinas Giovani Lo Celso duke festuar.

“Ne nuk jemi të lumtur, ishte befasi e pakëndshme për ne”, ka thënë Mourinho.

Në një deklaratë Tottenhami ka shprehur po ashtu zhgënjimin dhe ka thënë se do të rregullohet brenda kjo çështje.
Edhe West Hami ia ka tërhequr vërejtjen sulmuesit argjentinas Manuel Lanzini, pasi ai mori pjesë në një festë.

Lamela dhe Lo Celso nuk luajtën sot në fitoren 3:0 të Tottenhamit ndaj Leeds Unitedit, ndërsa Reguilon ishte në stol.