Ish portieri i Real Madridit, Iker Casilas zbuloi dje se ndihet i penduar që nuk kishte qasje më të ashpër me trajnerin e atëherëshëm të Real Madridit, Jose Mourinho.
Por trajneri portugez beson se gardiani spanjoll në mënyrë sekrete tentoi ta godiste autoritetin e tij te “Los Blancos”.
Casillas pati mbetur në bankën rezervë pas thyerjes së dorës në janar të vitit 2013, por edhe pas kalimit të lëndimit, Mourinho vazhdoi ta aktivizonte Diego Lopezin para 37 vjeçarit.
Tashmë anëtari i Portos u shpreh se nuk do ta ruante qetësinë lidhur me këtë situatë duke shtuar se do të ishte konfrontuar me Mourinhon, teksa trajneri aktual i Manchester Unitedit deklaroi se këtë e bëri në mënyrë sekrete gjersa spekulohet se Casillas filtroi në media ndodhitë brenda ambientit të madrilenëve.
“U duk si një intervistë me dikë që është në fund të karrierës. Por nuk është e vërtetë kur thotë se ai nuk është konfrontuar me mua. Ai e bëri në një mënyrë sekrete, të cilën formë nuk e bën askush më mirë se ai”, tregoi Mourinho.







