Mourinho i interesuar për stolin e Tottenhamit

Ish trajneri i Chelseat dhe Manchester Unitedit, Jose Mourinho është i interesuar për një rikthim në Premier Ligë.

Tekniku portugez asnjëherë nuk e ka fshehur admirimin për ligën e cila vlerësohet si më e mira në botë.

Sipas mediave angleze, Mourinho është duke e ndjekur situatën në Tottenham, pasi Mauricio Pochettino mund të shkarkohet nëse vazhdojnë me rezultate të dobëta.

Disa raportime thonë që Mourinho është i gatshëm ta marrë stolin e Spurs që në janar.

Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë 56-vjeçari mund të bëhet trajner i Bayern Munichut, pasi “bavarezët” janë pa trajner sepse shkarkuan Niko Kovaçin