Mourinho i bindur se De Gea dëshiron të qëndrojë te Manchester United
David De Gea sërish ishte vendimtar me pritjet e tij në sfidën e mbrëmshme kundër Young Boysit në Champions League, dhe Mourinho është i bindur që ish anëtari i Atletico Madridit do të vazhdojë qëndrimin e tij në “Old Trafford”.
Trajneri portugez insiston se e di që De Gea dëshiron të mbetet te United dhe është i bindur se gardiani spanjoll do të rinovojë kontratën me “Djajtë e Kuq”.
E ardhmja e 28 vjeçarit ka qenë vazhdimisht në dyshim teksa është spekuluar se Real Madridi dhe PSG kanë qenë klubet e interesuar për shërbimet e tij, ndërsa transferimi te “Los Blancos” pati dështuar verën e vitit 2015 për shkak të vonesës së dokumentacioneve.
Kontrata e De Geas skadon verën e ardhshme por ka një opsion në kontratë që parasheh zgjatjen edhe për 1 vit tjetër.
“Ai është portier i klasit botëror. Portieri më i mirë në botë dhe nëse keni ambicie për të qenë klubi më i madh në botë duhet ta keni në skuadër dikë si De Gea. Unë e di se ai dëshiron të qëndrojë, e di se agjenti i tij është i lumtur dhe gjithashtu e di se bordi po punon në rinovimin e kontratës së tij. Shpresoj se herët apo vonë të gjejnë një përfundim të mirë”, zbuloi Mourinho.
De Gea kaloi te Manchester United në vitin 2011 për shumën e 25 milionë eurove gjersa që nga ajo kohë numëron 333 paraqitje me fanellën e 20 herë kampionëve të Anglisë.