Mourinho flet për shkarkimin e Emeryt nga Arsenali

Jose Mourinho ka dërguar një mesazh për Unai Emeryn, pasi ky i fundit u shkarkua nga posti i trajnerit te Arsenali.

Emery u shkarkua nga posti i tij gjatë kësaj dite, pas rekordit më të dobët të Arsenalit, që nga viti 1992.

Pas kësaj ngjarje, Jose Mourinho ka dërguar një mesazh për të përkrahur spanjollin, me të mësuar lajmin për shkarkimin e tij.

“Pa drama, miku im. Vazhdo përpara dhe do të gjesh një skuadër tjetër” ka thënë Mourinho.

Freddie Ljungberg ka marrë përkohësisht punën e trajnerit te Arsenali, deri sa skuadra të gjej zëvendësuesin permanent të Emery.