Mourinho favorizon Barcelonën para Liverpoolit

Jose Mourinho mendon se Barcelona është më favorit se Liverpooli në Champions, edhe pse e cilëson këtë përballje 50-50.

Champions League këtë edicion ka qenë shumë më ndryshe dhe këtë e vërteton fakti se për dallim me vitin e kaluar, tri skuadra tjera janë në gjysmëfinale, përjashtuar Liverpoolin që në vitin 2018 kishte arritur deri në finale, por ishte mposhtur nga Real Madridi.

Ajax – Tottenham është sfida e dy skuadrave simpatike që do t’i matin forcat më 30 prill dhe 8 maj.

Sfida tjetër është në mes të Barcelonës dhe Liverpoolit, ndeshje që pritet të dhurojë spektakël.

Të shumtë janë ata që mendojnë se nuk ka favorit në këtë takim.

I fundit që ka folur për këtë ndeshje, është Jose Mourinho.

“Mund të them se Barcelona janë pak më favorit se Liverpooli, por gjithashtu mendoj se kjo përballje është 50-50”, deklaroi ish trajneri i Real Madridit e Manchester United.

Ai gjithashtu mendon se Ajaxi do të prekë finalen e Madridit, pasi i eliminoi Real Madridin dhe Juventusin.

“Unë mendoj se vetëm Barcelona dhe Liverpolli kanë kualitetet e duhura, për t’u përballur në fushë të hapur me Ajaxin dhe për ta mposhtur. Tottenhami do ta ketë të vështirë, nëse nuk ndërton një strategji”, tha portugezi