Mourinho e fillon aventurën te Tottenhami me fitore kundër West Hamit (Video)

Jose Mourinho arriti ta fillojë me këmbë të mbarë kapitullin e ri në karrierën e tij si trajner, duke shënuar fitore me rezultat 2-3 si mysafir në ndeshjen e parë në karrigen e trajnerit të Tottenhamit. Viktimë e “The Special One” në këtë përballje ishte West Ham Unitedi.

Rreth një vit pasi u shkarkua nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit për shkak të disfatës 3-1 kundër Liverpoolit, Jose Mourinho e nisi karrierën si trajner i Tottenhamit  – pozitë kjo në të cilën u emërua të mërkurën në vend të Mauricio Pochettinos – me fitore 2-3 si mysafir kundër West Hamit.

Golin e parë për Tottenhamin në këtë derbi të qytetit të Londrës e shënoi Heung-Min Son në minutën e 36-të të ndeshjes, ndërsa vetëm shtatë minuta më vonë ai e asistoi golin e dytë të Tottenahmit, këtë herë të shënuar nga Lucas Moura.

Tottenhami e vazhdoi pjesën e dytë me të njëjtën mënyrë se si e përfundoi pjesën e parë – duke shënuar gol. Qendërsulmuesi anglez Harry Kane shënoi për 3=0 në minutën e 49-të të ndeshjes.

Në minutën e 73-të të ndeshjes, Michael Antonio i japi shpresa nikoqirëve me golin e tij, e pastaj edhe Angelo Ogbona, mirëpo në fund Mourinho dhe skuadra e tij dolën triumfues dhe s’lejuan të pranojnë më shumë sesa dy gola.

Me tre pikët e fituara nga kjo ndeshje, Tottenhami radhitet momentalisht në pozitën e gjashtë në tabelën e Premierligës, me 17 pikë të grumbulluara nga 13 ndeshjet e para.

https://www.youtube.com/watch?v=6i-aPsJPN7Y