Dyshja e Unitedit

Mourinho dhe Pogba hedhin poshtë raportimet se ka probleme mes tyre

Jose Mourinho dhe Paul Pogba ishin së bashku në konferencën për shtyp para ndeshjes me Juventusin në Champions League, ndërsa dyshja i mohuan raportimet se ka mosmarrëveshje mes tyre.

Mourinho më herët pati vendosur ta heq Pogban nga lista e kapitenëve te Manchester United, kurse kishin dalur edhe disa pamje ku dukej se trajneri portugez dhe mesfushori francez diskutojnë me tone të ashpra.

Edhe vet Pogba pati krtikuar qasjen defensive të “Djajve të Kuq” duke iu referuar stilit të lojës të Mourinhos. Sidoqoftë Mourinho tha se ka një raport të mirë me ish lojtarin e Juventusit.

“Gjë tjetër është çfarë thotë shypi, dhe gjë tjetër çfarë them unë e Pogba. Shtypi thotë se ne kemi marrëdhënie të tmerrshme, Pogba tha javë më parë se kemi raport klasik mes lojtarit dhe trajnerit, ndërsa unë mendoj se kemi raport të mirë. Do ta klasifikoja si një raport të mirë trajner-lojtar”, tha Mourinho.

Në anën tjetër Pogba tregoi se nuk e ka prekur vendimi i Mourinhos të ia heq shiritin e kapitenit duke i dhënë të drejtë zgjedhjeve të portugezit.

“Nuk më ka ndikuar mua, jam duke luajtur dhe jam i lumtur. Trajneri është ai që vendos se kush do të jetë kapiten, nëse e largon shiritin nuk ndryshon asgjë te unë. Unë dua vetëm të japë më të mirën për skuadrën, fansat dhe klubin”, përfundoi Pogba.