Mourinho dëshiron ta kthejë Ibrahimovicin në Man United

Manchester Unitedi dhe Jose Mourinho janë duke e vazhduar kërkimin për lojtarë të cilët do ta përforconin skuadrën e tyre, dhe portugezi beson se kthimi i sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic, do t’i konvenonte “Djajve të kuq”.

Suedezi iu bashkua skuadrës së LA Galaxy në mars të këtij viti, pasi që karriera e tij në Old Trafford kishte përfunduar në mënyrë të keqe për shkak të lëndimit që e kishte pësuar, lëndim ky që e kishte mbajtur jashtë futbollit për një kohë të gjatë, transmeton Gazeta Express.

Romelu Lukaku është pothuajse i vetmi opsion i Mourinhos për pozitën e qendërsulmuesit, pasi që përkundër që Marcus Rashford mund të luajë aty, ai preferon të luajë në krah të majtë apo të djathtë.

Kthimi i Ibrahimovicit do ta bënte konkurrencën për këtë pozitë më interesante. Sipas ESPN, Mourinho dëshiron ta kthejë Ibrahimovicin në Manchester Unitedit dhe jo vetëm për shkak të golave të tij.

Mourinho mendon se prezenca dhe aftësitë e lidershipit të Ibrahimovicit e bëjnë legjendën e futbollit suedez opsionin të përsosur për Mourinhon në mënyrë që ai t’i zgjidhë disa nga problemet e tij me lojtarët në zhveshtore.

Për shkak të karrierës së gjatë që ka pasur, sulmuesi mund të bëhet shembull për lojtarët më të rinj të skuadrës. Për më tepër, edhe suedezit do t’i jepej edhe një mundësi për të triumfuar në Angli.