Toby Alderweireld është një prej lojtarëve në skadencë kontrate me Tottenhamin, por në ndryshim nga Erikseni, me largimin e trajnerit Mauricio Pochettino dhe me ardhjen në krye të skuadrës së Jose Mourinhos, lojtari mund të marrë në konsideratë qëndrimin te “Spurs”.
Sipas medieve angleze, mbrojtësi belg është gati të dëgjojë ofertën e drejtuesve të klubit për rinovimin e kontratës, pasi trajneri portugez i ka dhënë 30-vjeçarit motivim për ta vazhduar karrierën në Londër.
Belgu luan sezonin e pestë te Tottenhami, teksa është aktivizuar në 12 nga 13 ndeshjet e Premier League për 2019-2020.







