Avioni i zhdukur

Motra e Emiliano Sala bën aple të vazhdojnë kërkimet për gjetjen e sulmuesit argjentinas

Kërkimi për futbollistin e humbur Emiliano Sala është mbyllur zyrtarisht. Tani motra e tij bën një apel zemre ndaj policisë.

Lotët rrokullisen në faqet e Romina Sala. Zëri i saj dridhet kur ajo i lutet policisë në një konferencë shtypi në Cardiff: “Ju lutem, ju lutem, mos e ndalni kërkimin!”

“Ne i kuptojmë faktet dhe vlerësojmë punën që keni bërë”, tha ajo. “Ne dëshirojmë të falënderojmë të dy klubet dhe të gjithë ata që janë në kërkim të Emilianos dhe të pilotit. Por ju lutem mos ndaloni të kërkoni. Të dy janë ende gjallë për mua”, u shpreh Romina Sala para policisë.

Më tej shtoi: “Është shumë e vështirë për të shprehur ndjenjat e mia, në thellësitë e zemrës time e di se Emiliano është një luftëtar dhe është ende gjallë, e di se Emiliano dhe piloti janë diku në kanal, nuk do të heqim dorë.”

Këto janë fjalë të dëshpërimit të pastër pasi autoritetet njoftuan të enjten se kërkimi aktiv i avionit ka përfunduar. Piloti kërkues Mike Tidd tha: “Zona është skanuar gjerësisht, nuk ka absolutisht asnjë shans që ne të gjesh njeri të gjallë. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të zbulojmë se ku aeroplani ra në det.”

Ndërkohë, gjithnjë e më shumë detaje rreth pilotit Dave Ibbotson vijnë në dritë. Siç raporton “Daily Mail”, ai thuhet se kishte mbi 23,000 franga borxh. Piloti 60-vjeçar ka gjithashtu vetëm licencë për fluturime private, por jo komercial.