“Mirror”

Motra e Beyonce është në fakt vajza e saj?

Sipas shkrimeve të “Mirror”, këngëtarja është në fakt nëna e Solange, për të cilën deri më sot ishte besuar se ishte motra e saj më e vogël.

Kështu, burimet e mediave të huaja pohojnë se Beyonce e ka lindur Solange kur ajo ishte vetëm 12 vjeç, ndërsa prindërit e saj i kanë rritur ato si motra.

Këto thashetheme filluan nga bashkëpunëtori i Beyonce, i cili ka punuar me të për katër vjet. Thuhet se kushërira e këngëtares e konfirmoi se 32 vjeçarja Solange është e bija e Beyonce, ndërsa këngëtarja në fakt është e lindur më 4 shtator 1974 dhe jo në vitin 1981 siç pretendon, që do të thoshte se ajo është 44 vjeç, shkruan KOHA Ditore.

“Kushërira e Beyonce më tha se Beyonce është nëna e Solange. Ajo ma tha këtë në besim kur biseduam për shtatzënitë adoleshente. Ajo nuk është tip sarkastik kështu që dyshoj se do të trillonte diçka skandaloze për kushërirën e saj”, tha burimi.

Se Beyonce gënjen për moshën e saj tregon edhe fakti se aktorja 46-vjeçare Gabrielle Union deklaroi se Beyonce dhe ajo njihen nga ditët adoleshente. Nëse Beyonce vërtet do të kishte lindur në vitin 1981, siç pretendon ajo, atëherë është e pamundur që ato të ishin adoleshentë në të njëjtën kohë, sepse dallimi në moshë midis tyre do të ishte nëntë vjet. Për ta bërë historinë edhe më të çuditshme, nëse është e vërtetë, Beyonce është tashmë gjyshe, sepse Solange e ka lindur djalin Daniel kur ishte vetëm 18 vjeç.