Fituese

MotoGP, Marquez fiton sërish, titulli shumë pranë

Marc Marquez ka fituar Çmimin e Madh të Tajlandës në MotoGP dhe i afrohet shumë titullit kampion në këtë kategori.
Spanjolli i Hondës ka prerë i pari vijën e finishit pas një tjetër dueli drithërues me italianin e Ducatit, Andrea Dovizioso, i cili u dorëzua vetëm në kthesat e fundit të garës.

Në podium edhe Maverick Vinales me Yamaha, ndërsa përfundoi garën në vendin e katërt Valentino Rossi.

Pas kësaj etape të MotoGP, Marquez e sheh veten +77 pikë nga Dovizioso në klasifikim dhe mund të shpallet kampion pas dy javësh, në Motegi.