Moti sot në Shqipëri

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik me qendër kryesore të pozicionuar në detin Jon cila do të kushtëzojë Shqipërinë me mot të paqëndrueshëm me reshje shiu.

Për sot, moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu të përqendruara në jug dhe zonën qendrore në pjesën e parë të ditës.

Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 8 -10 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore 15/26°C

Zonat e ulëta 18/27°C

Zonat bregdetare 20/27°C