Moti i keq në SHBA, anulohen 9000 mijë fluturime, qindra rrugë të bllokuara

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me reshje të mëdha bore dhe temperatura të ulëta ka përfshirë disa shtete në SHBA-së dhe Kanadasë, duke shkaktuar probleme të shumta në transport dhe furnizimin me energji, sipas BBC.

Dhjetëra banesa raportohet se janë dëmtuar si pasojë e stuhisë në Teksas, duke lënë të plagosur disa persona. Sipas FlightAware.com vetëm të hënën dhe të martën në zonat e goditura nga moti i keq në SHBA u anuluan më shumë se 9000 fluturime.

Shumë rrugë janë bllokuar pasi trashësia e borës ka shkuar mbi 60 cm. Meteorologët e cilësuan stuhinë si tepër të fuqishme në krahasim me vitet e mëparshme dhe iu kërkuan qytetarëve që tregojnë kujdes të shtuar dhe në ditët në vijim pasi më e keqja ende nuk ka ardhur.

Paralajmërimet për stuhi nga Shërbimi Kombëtar i Motit janë në fuqi në Montana, Ëyoming, Dakotën e Jugut dhe Nebraska dhe Kolorado./abcnews.al