Moti

Mot me diell sot, temperaturat arrijnë deri në 29 gradë Celsius

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.

Siç bën me dije Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat maksimale do të lëvizin nga 25 deri në 29 gradë Celsius, e ato minimalet nga 9 deri në 12 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

“Të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1- 3m/s.