Mot i paqëndrueshëm sot dhe ditëve të ardhshme në Kosovë, disa rajone mund të përballen me vërshime

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot jashtëzakonisht i paqëndrueshëm. Priten rrebeshe lokalisht shumë të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Sipas meteorologëve, në disa rajone ekziston potencial real për krijimin e super-stuhive të cilat mund të prodhojnë erëra të fuqishme dhe breshër. Gjithashtu priten edhe reshje të rrëmbyeshme shiu të cilat në shumë rajone mund të shkaktojnë edhe vërshime. Temperaturat do të shënojnë ulje.

Parashikimi sipas modeleve për disa rajone është alarmant, shkruan Meteo Ballkan.

Edhe nesër na pret mot i paqëndrueshëm në tërë rajonin. Priten intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme vranësirash të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Gjithashtu, ditëve të ardhshme pritet mot kryesisht i paqëndrueshëm. me përmirësime herë pas here por edhe me zhvillime të vranësirave pasditeve dhe mbrëmjeve të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.