“Mos u shit mangup”, publikohet momenti i përplasjes gati fizike mes Shpend Ahmetit dhe asamblistit të VV-së

Janë publikuar pamje nga mbledhja e sotme në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ku kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pasur përplasje të ashpër me asamblistin e Vetëvendosjes, Egzon Azemi.

Kryetari I Prishtinës Shpend Ahmeti ka pasur një moment acarimi me këshilltarin komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Egzon Azemi.

Ngjarja ka ndodhur në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës kur po hidhej në votim buxheti.

Gjatë përplasjes verbale ndërmjet dy protagonistëve janë përdorur shprehjet si: “rrenc, mangup” e emërime të tjera.