PSG dështoi të marrë shërbimet e Joao Mario në ditën e fundit të merkatos së janarit. Kampionët e Francës janë paraqitur në selinë e Interit, por klubi zikaltër është përgjigjur me një Jo të prerë.
Prapaskena në fjalë u zbulua nga e përditshmja franceze L’Euqipe, të cilët theksuan se oferta e PSG-së nuk ishte e duhur, prandaj është refuzuar nga drejtuesit e klubit italian.
Ky afrim është kërkuar nga trajneri Thomas Tuchel dhe mos realizimi i kësaj marrëveshje ka shkaktuar debat mes trajnerit gjerman dhe drejtorit sportiv, Antero Henrique.
Kujtojmë që PSG ishte shumë pranë finalizimit të operacionit për të marrë mesfushorin Luciano Acosta nga DC United në Amerikë, por edhe kjo tratativë ka dështuar për vetëm 1.5 milionë euro.







