“Mos shkoni në Angli me gomone”, ambasadori britanik u tregon “zgjidhjen” shqiptarëve

Emigrimi i paligjshëm i shqiptarëve drejt Anglisë ka qenë shpesh temë kryesore diskutimi javëve të fundit.

Ambasadori britanik Alastair King-Smith ka pasur një thirrje drejtuar shqiptarëve, ku iu kërkon atyre që të mos shkojnë në Britani me gomone, apo në rrugë të tjera të paligjshme, pasi mund të gjejnë alternativa të ligjshme për të shkuar në Britani, ku shqiptarët mund të integrohen atje.

Nga ana tjetër, King-Smith përmes një video mesazhi thotë se qeveritë e dy vendeve po punojnë së bashku për këtë çështje në mënyrë që të vlerësohet kontributi që shqiptarët japin në Britani, por edhe që t’iu jepet një mesazh që nuk është zgjidhje për të braktisur vendin.

“Siç jeni në dijeni nga raportimet e fundit në media, ne po përballemi me një sfidë të përbashkët, rritjen e numrit të shqiptarëve që po shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme.

Të dy qeveritë tona po punojnë bashkërisht për t’u treguar njerëzve se ka alternativa, qoftë këto të lidhura me mundësitë e vlefshme brenda Shqipërisë apo përmes rrugëve të ligjshme për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ne po punojmë për të garantuar që komuniteti shqiptar të marrë vlerësimin e duhur për kontributin e tij dhe që shqiptarët këtu të mos mendojnë se zgjidhja e vetme është të braktisin vendin”, –tha Ambasadori britanik Alastair King-Smith.

Kjo thirrje e ambasadorit britanik vjen në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Mbretërisë së Bashkuar edhe Shqipërisë, ku u çel edhe një ekspozitë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, e cila do të jetë e hapur për publikun, nga ora 09:00 19:00 deri të shtunën më 19 Nëntor. /Gazeta Express