Ish presidenti i Interit, Massimo Moratti beson se mungesa e Lionel Messi është një “ngushton boshllëkun” mes Interit dhe Barcelonës
Argjentinasi theu krahun në ndeshjen kundër Sevillas në ikend, kështu që ai do të jetë jashtë në ndeshjen e sotme në Camp Nou në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“Mungesa e Messi ngushton boshllëkun që kanë në mes këto dy skuadra”, ka thënë Moratti për gazetarët jashtë festivalit Univero.
“Kjo shton baraspeshë në ndeshje. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por nëse në luajmë në me të mirën ton kundër Barcelonës, atëherë nuk na mbetet veç të themi se Inter mund të ja del”.
Moratti është pyetur pastaj edhe për mundësitë e fitimit të Skudetos këtë sezon.
“Është vështirë të mendojmë për arritjen e këtij synimi, kur e shikoni Juventusin, e shikoni sa vështirë është. Kurrë nuk i dihet, por ky është realiteti”.
“Në të njëjtën kohë ne do të përpiqemi që të bëjmë gjëra të mira dhe të kalojmë tutje në Ligën e Kampionëve dhe mos ta nënvlerësojmë Coppa Italia, një garë e cila do të thotë shumë për mua?”, transmeton GazetaExpress.
Kaltërzinjtë janë të famshëm me tripletën që e fituan në pronësinë e Moratti, me Jose Mourinho që i udhëhoqi për këtë triumf.
“Jose Mourinho ishte trajneri që gjithmonë i duhet interit, si Helenio Herra për të rinjtë”.
“Kam ndërruar trajner shumë shpesh sepse kur jeni një klub i madh si ne dhe ju humbisni tri ndeshje rënd atëherë duhet gjetur zgjidhje”.
“Të gjithë këta janë njerëz të mëdhenj, kam kujtime të mira me ta. Roberto Mancinni më dha shumë, ai bëri një punë të shkëlqyer. Por, kur Mourinho arriti, gjërat ishin ndryshe”.
“Transferët e juaja më të mira? Javier Zanetti ishte më i mirë, mund të ka edhe tjerë. por mua me ka pëlqyer shumë edhe Paul Ince”.







