Alvaro Morata ka lënë një pjesë të zemrës në Torino, ku ka luajtur me Juventusin në periudhën 2014-2016.

Tani, megjithatë, me fanellën e Atletico Madridit prej disa javësh, do të përballet si kundërshtar pikërisht me “Zonjën e Vjetër” në Champions, sonte në “Wanda Metropolitano”.

“Unë e di se fitimi i Ligës së Kampionëve do të jetë diçka e veçantë këtu, por nuk pretendoj të jem më i rëndësishëm se kushdo. Unë kam ardhur për t’i dhënë një dorë Atletico Madridit. Së pari duhet të mendojmë për ndeshjen me Juventusin dhe nëse shënoj, do të festoj. Unë i njoh bardhezinjtë, e di që nuk janë të lumtur as me barazimin këtu. Ata janë favoritë edhe për trofeun, në fund të garës. Kjo është një përgjegjësi për to, ndërsa ne jemi të vetëdijshëm për potencialin që kemi”.