Mönchengladbah nderon tifozët/ Bundesliga drejt rinisjes

Në Gjermani po punohet prej kohësh për rinisjen e Bundesligës, i parashikuar për në 9 maj dhe skuadrat tashmë kanë nisur stërvitjen e tyre.

Por ka nga ata klube që kanë vendosur të bëjnë një homazh për tifozët, siç është rasti i Borussia Mönchengladbahut që vendosi manekinët e kartonit me portetet e tifozëbe në shkallët e stadiumit, ndërkohë që futbolli gjerman pret dritën jeshile nga qeveria Merkel për rifillimin e aktiviteteve.

Në këtë kuadër, ministria gjermane e Punës ka kërkuar që futbollistët të vendosin maska për t’u mbrojtur nëse qeveria do të miratojë fillimin e kampionatit muajin e ardhshëm, me ndeshjet që padyshim do të zhvillohen pa praninë e tifozëve në stadium. Ditën e enjte, Kancelarja Angela Merkel do të zhvillojë në Berlin një takim me liderët e landeve në Gjermani nga ku do të merret edhe vendimi përfundimtar për rifillimin apo jo të Bundesligës.

Gjermania është vendi me më pak të prekur nga coronavirusi në krahasim me vende të tjera të Evropës, ndërkohë që numri i viktimave nga Covid-19 është mbi 5700. ndërkohë klubet kryesore të Bundesligës janë shfaqur skeptikë në lidhje me mbajtjen e maskave. Sipas Drejtorit sportiv të Leipzigut, Marcus Kroesche futbollistët mund të jenë në gjendje të bëjnë një sprint me maskë në fytyrë, jo disa, ndërsa këshilltari mjekësor i Bayer Leverkusen, Karl Heinrich Dittmar ths se maskat nuk do të jenë të nevojshme nëse Liga planifikon kryerjen rregullisht të testeve për lojtarët dhe stafet teknike nëse kampionati do të rinisë. Një tjetër direktivë e Ministrisë është  që secila prej skuadrave të qënrpjnë në karantinë gjatë sezonit duke shpresuar që kampionati të mbyllet në 30 qershor, një direktivë kjo që ka sjellë reagime të ndryshme te futbollistët