Monchengladbach e shokon Romën në fund të ndeshjes

Monchengladbach e ka mposhtur 2-1 Romën me një gol në fund të takimit.

Roma do të kthehet në Itali me humbje.

Skuadra e Paulo Fonseca nuk ka arritur të marrë asnjë pikë në Gjermani, duke humbur 2-1 nga Borussia Monchengladbachu.

Deri në minutën e 90-të rezultati ishte 1-1 me dy golat e qendërmbrojtësit, Federico Fazio.

Ai shënoi autogol në favor të gjermanëve dhe golin e barazimit për Romën.

Kur u mendua se gjithçka do të mbetet 1-1, në minutat shtesë të takimit, Thuram ka shënuar për 2-1, duke ia dhuruar fitoren Monchengladbachut.

Pas kësaj humbje, Roma ka rrezikuar shumë duke zbritur në pozitën e tretë në Grupin J me 5 pikë, aq sa Monchengladbach që ka pushtuar pozitën e dytë.

Lider në Grupin J është Istanbul Basaksehir me shtatë pikë, që e mposhti 3-0 Wolfsberger AC.

loading…